Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë në rrugë.
E plagosura humbi jetën rrugës për spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





