Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në fshatin Cangonj të Devollit.

Mësohet se një mjet me targa greke ka përplasur një shtetas i cili ka qenë anash rrugës.

Viktima është shtetasi A.H. 50 vjeç.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise

Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.