Një 55-vjeçar humbi jetën në spitalin e Beratit vetëm një orë pasi ishte aksidentuar në rrugën Berat – Ura Vajgurore.

Viktima Andrea Prifti po ecte në anë të rrugës në vendin e quajtur Moravë, kur një makinë tip Benz që drejtohej nga një banor i Kuçovës e mori para dhe e hodhi në anë të rrugës. 

Të dëmtuarit iu dha ndihmë e shpejt, por ai nuk mundi t’u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.