TIRANE,19 nentor 2013  – Një 52-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në  zonen e “Ali Demit” kryeqytet, pasi u përplas nga një automjet.  52-vjeçari Eduard Metaj është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Atij i është dhënë ndihma e parë, por ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.