Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar gjatë natës në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Preçi , 24 vjeç, banues në Valias, Tiranë, i cili po drejtonte mjetin tip “Golf”, me targë “AA 587 LI”.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij dhe po heton për rrethanat e aksidentit.