Një person është aksidentuar për vdekje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Orikumit.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përplasur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe pasojë ka humbur jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





