Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 16.30 në hyrje të qytetit të Lushnjës.
Motoçikleta e një punonjësi të Postës Shqiptare është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën punonjësi, Ersuel Kamxhiu.
Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi pranë ish- fabrikës së plastmasit në qytetin e Lushnjës.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që u përplas me motoçikletën, Ervis Blliku, 27 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.





