Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se një femër e identifikuar me iniciale S. G., rreth 75-vjeçe është përplasur për vdekje nga automjeti me drejtues shtetasin me iniciale P. I., 37-vjeç.

Ngjarja është shënuar rreth orës 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, mësohet se policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.