Mëngjesin e kësaj të marte, është regjistruar një aksident pranë fshatit Podgorie në Korçë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Viktima është shtetasi R.M., 74 vjeç banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Ai është përplasur nga një makinë tip “Opel”, me targë AA 254 DL, që drejtohej nga Fatos Kapushi 40 vjeç.

Pas aksidentit, policia ka arrestuar 40-vjeçarin.