Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një punonjës të Ministrisë, teksa ka qenë duke kaluar në vijat e bardha.
Këmbësori ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Shoferi i automjetit është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme.