Një person është përplasur nga një makinë rreth orës 11:45 në fshatin Çërravë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

I plagosuri është një këmbësor 75-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet policore shoqëuar në komisariat drejtuesin e makinës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.