Një 47-vjeçar me iniciale B.M. është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar me makinë një të mitur 4-vjeçare.
Kjo e fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit
– B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





