Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Bilisht ku një automjet ka përplasur një 7-vjeçare.

Policia bën te ditur se rreth orës 11:05, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë e cila tashmë është nisur drejt spitalit të Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.