Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, në Unazën e Plazhit në Durrës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur tek vijat e bardha një këmbësor të moshuar.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Siç duket dhe në pamjet e siguruar për “DurrësLajm” nga Denis Simaku, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.