Një tjetër aksident rrugor me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan. Tre persona janë përplasur nga një automjet te rrethrrotullimi në dalje të qytetit dhe për rrjedhojë ka humbur jetën një grua.
Aksidenti ndodhi pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit të Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.





