Një 16-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Velipojë. I mituri ishte duke ecur me një mjet bujqësor, kur është goditur nga prapa nga një tjetër makinë. Si pasojë e përplasjes, 16-vjeçari ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës dhe ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.