Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Arbrit.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë rreth orës 12. Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.