Një aksident ka ndodhur në Fushë-Krujë mëngjesin e kësaj të mërkure, kur një makinë ka rënë në lumë dhe për pasojë janë plagosur 3 persona.

Mësohet se makina është përplasur me bordurat e urës dhe për pasojë mjeti ka rënë në lumë.

Tre të plagosurit janë transportuar për në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.