Një aksident është shënuar në qarkun e Lezhës, konkretisht në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordur dhe ka humbur jetën 24 vjeçari Florian Tafa nga Burreli.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.