Një aksident i saporegjistruar në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Sukthit, është bërë shkak i rëndimit të trafikut në kahun e lëvizjes nga Durrësi drejt kryeqytetit.
Drejtuesi i një mjeti tip Mercedes Benz ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me trafikndarësen e autostradës. Shkak i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë prej reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Siç shihet dhe nga fotot që “DurrësLajm” sjell nga vendngjarja, trafiku ka filluar të rëndohet menjëherë siç ndodh zakonisht kur shënohen aksidente automobilistike në akse rrugore të ndryshme.
S.L.





