Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq.

Raportohet se një makinë është përplasur me një furgon. Si pasojë e përplasjes, automjeti ka përfunduar në një kanal aty pranë rrugës.

Megjithatë siç bëhet me dije, nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia është në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.