Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Mashkullorë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën  3 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasen A. Hasani dhe fëmijën e saj 9 muajsh, nga Kosova, ndërkohë që ka gjetur vdekjen edhe një tjetër fëmijë 18 muajsh. Të plagosurit janë transportuar me helikopter ne Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një furgon me targa AA 760 LI dhe një veturë me targa zvicerane. Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, por dyshohet se mjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.