Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku tre persona kanë ndërruar jetë, pasi një kamion është përplasur më një makinë në Southern Way në Llanedeyrn, Cardiff.
Mediat britanike njoftojnë se viktimat janë tre meshkuj, të cilët udhëtonin më makinën Ford Focus. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Nuk dihet ende nëse ka qenë shpejtësia ajo që shkaktoi aksidentin apo pakujdesia e ndonjërit prej drejtuesve të mjeteve. Policia e Uellsit ka njoftuar në Twitter, se ka mbyllur për disa orë rrugën ku ndodhi ngjarja.