Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person. 

Mësohet se një makinë e drejtuar nga një shtetase 36-vjeçare është përplasur me një kamion, që drejtohet nga një  29-vjeçar. 

I lënduari i cili për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga 36-vjeçarja. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, ndërsa sipas policisë nuk ka asnjë të përfshirë në aksident në rrezik për jetën. Shoferi i kamionit, 29-vjeçari E. S., nuk është lënduar. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.