Mbrëmjen e të shtunës dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Papër.
Në aksident u përfshinë një maune dhe një autoveturë. Nga përplasja mes tyre kanë mbetur të lënduar drejtuesi i autoveturës dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet të cilët u transportuan në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





