Një makinë është përplasur me një motor mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi motorit, 75-vjeçari me iniciale M.H.

“Sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 75 vjeç, e për pasojë është dëmtuar shtetasi M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.