Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në Durrës një natë më parë.
Rreth orës 21:50, në lagjen nr. 11, një mjet tip “Fiat Uno”, është përplasur me një motoçikletë tip “Lifan”, me drejtues shtetasin E.D., 19 vjeç, banues në Durrës.
I riu që po drejtonte “Fiat”-in është shtetasi E.P., 26 vjeç, banues po në Durrës.
Si pasojë, policia njofton se janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për 26-vjeçarin E.P.





