Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.5 te rruga e “Dëshmorëve” në Durrës.
Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i këtij të fundit. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Durrësit për veprime të mëtejshme.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





