Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin K. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin T. U.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin K. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin T. U.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi T. U., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.