Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar.

I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet D.l., i cili udhëtonte me motor në momentin që është përplasur me një makinë që drejtohej nga shtetasi me inicialet S.GJ.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor një motomjet me drejtues shtetasin D. L., rreth 29 vjeç, me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin S. Gj.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit D. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.