Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales”, ku një automjet është përplasur me një mjet motoçikletë dhe si pasojë janë plagosur 2 persona.

Të plagosurit janë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.