TIRANË, 20 shkurt 2013- Aksident në bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të hotel Dajtit, plagoset rëndë një 25- vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes teksa një makinë tip Skoda me targë AA 930 CU është përplasur me një motorr me targa TR 540 G.
Për pasojë, mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë 25-vjecarja Marsela Shani.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se 25-vjecarja, e cila drejtonte mjetin tip Skoda është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, pasi gjendja e saj është tepër e rëndë.





