GJIROKASTER, 7 qershor 2013 – Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Gjirokastër, si pasojë e një aksidenti automobilistik. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Dropullin e Sipërm, ku makina tip Lancia me targa Gj 39 16 A, që drejtohej nga shtetasi Vasil Pero, është përplasur me një mur rrethues. 

Përplasja ka qenë fatale për shoferin, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë një defekt në makinë. 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.