Një motor me dy efektivë policie është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident.
Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshti Botanik në Tiranë, ku motori me dy efektivët e policisë është përplasur me një makinë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy punonjësit e policisë.
“Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motor të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





