Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemën.Më pas automjeti është kthyer përmbys në rrugën kryesore.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur i plagosur shoferi i automjetit, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Ka shpëtuar mrekullisht këmbësori që po kalonte në trotuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.