Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të drejtuesit të mjetit ka ndodhur në qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe u përplas me disa pemë.

Shkak dyshohet se është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë shoferi ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital.

Pas përplasjes me pemët, automjeti përfundoi më pas në kanal. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.