Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot në fshatin Barbullojë e Vjetër.

Një makinë tip “Benz” është përplasur me një shtyllë interneti duke përfunduar në anë të rrugës e përmbysur. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet të ketë qenë një grua në timon dhe e vetme në makinë.