Një aksident i rëndë është regjistruar në Kamez, ku një makinë u përplas me shtyllën.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.
Raportohet se është plagosur shoferi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





