Të paktën 5 persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Kukës.

Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fushë-Dukagjinit.

Automjeti me të cilin udhëtonin 5 personat ka humbur kontrollin, duke u përplasur me trafikndarësen.

Sipas të dhënave të para, të lënduarit mësohet se janë nisur drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.