Një makinë tip “Ford” është përplasur me një triçikël tip “Piaggio” në Durrës, e si pasojë ka mbetur e aksidentuar një 33-vjeçare.

Një ditë më parë, te rrethrrotullimi i Shkozetit, 37-vjeçari nga Tirana me iniciale S.M. teksa po drejtonte “Ford”-in është përplasur me triçiklin e drejtuar nga shtetasi A.L., po 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte pa leje drejtimi.

Si pasojë, policia bën të ditur se është aksidentuar pasagjerja te triçikli, shtetasja S.L., 33 vjeçe, banuese në Durrës. Ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.