5 dhjetor 2013- Aksident në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, me pasojë n jë të vdekur dhe dy të plagosur. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pranë fshatit Mirakë dhe për pasojë janë plagosur rëndë një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit me plagë të rënda në trup, por drejtuesi i makinës, Almir Selala, 42 vjeç nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën në duart e mjekëve.
Mësohet se të plagosur janë bashkëshortja e viktimës Vera Ahmetlli, 34 vjeç dhe djali i saj A.A 9 vjeç. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





