Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja rreth orës 05:10 te ‘Kryqëzimi i Kallmetit’.

Mësohet se një makinë është përplasur me një zetor.

Policia po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.