Një makinë tip "Benz" me targa maqedonase është përplasur me një zetor në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Burime nga vendngjarja thanë se mjeti me targa maqedonase ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me zetorin.
Policia dhe grupi hetimor ndërkohë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.





