Një makinë Land Rover është përplasur me një shkollë fillore në Ëimbledon, në jugperëndim të Londrës.
Mediat shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në një shkollë vajzash në Camp Road. Si pasojë e përplasjes janë plagosur shtatë fëmijë dhe dy të rritur.
“Një makinë është përplasur në një ndërtesë shkollë. Disa persona po marrin ndihmën e parë në vendngjarje” shkroi policia në “Twitter”.
“Është padyshim jashtëzakonisht e dhimbshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese. Sapo fola me policinë lokale, ata janë të pranishëm, po ashtu edhe mjekët. Ka disa të plagosur, por nuk dihet sa janë. E njoh mirë atë zonë dhe është një rrugë mjaft e ngarkuar”, tha deputeti konservator i Wimbledon, Stephen Hammond.