Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentimin e punonjësit të policisë, pasditen e sotme në lagjen nr 8.

Sipas njoftimit, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. Allko punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorë.

Bëhet me dije se Allko ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit që përplasi policin është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.