16 dhjetor 2013- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur. Automjeti me targa KO 7110 B, ka dalë nga rruga, si pasojë e rrëshkitjes, duke shkakuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, dhe plagosjen e tre personave të tjerë. Të plagosur janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes bën me dije se shkak për aksidentin është bërë akulli në rrugë dhe mjegulla e dendur.
Makina rrëshqet nga akulli, humb jetën shoferi, plagosen 3 pasagjerët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ky është qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2026
Nga lidhja me ISIS te shtëpia me qira pranë detit, si e planifikuan babë e bir sulmin në Sydney
Është viti i tyre! Shenjat e zodiakut që do të jenë “yll” në 2026-ën
Organizuan sherrin e dhunshëm pranë shkollës dhe plagosën tre të rinj/ Gjykata e Shkodrës lë të lirë dy adolehentët, vendos ‘detyrim paraqitje’





