Një makinë ka marrë flakë në lëvizje këtë paradite në Llogara.

Mjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët duke hipur në malore. Shkak dyshohet të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike.

Nga Vlora janë nisur zjarrfikëset, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon dhe policia e Orikumit.