3 gusht 2015 – Shpërthen zjarri në një makinë në superstradën Tiranë-Durrës.

Mëngjesin e kësaj të hëne, automjeti tip “Fiat Punto” me targë TR 6955 U”, në pronësi të shtetasit Hysen M., ka marrë flakë në kilometrin e gjashtë të superstradës.

Deri më tani nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje apo cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit. 

Ndërkohë, ka nisur puna për zbardhjen e plotë të incidentit, dhe gjithashtu po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

(Pamjet nga Balkanweb)

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/