Shumë njerëz që ishin mbledhur në Suharekë për t’i parë garat e çmendura të veturave Off Road, kanë shpëtuar për një fije floku. Gjatë një gare automobilistike ‘Off Road’ të mbajtur në Suharekë, njëra nga veturat 4×4 rrezikoi të përplaste shikuesit pranë pistës.

Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar, por ngjarja ka ngjallur shqetësime për masat e sigurisë gjatë këtyre gareve.

Pamjet e kapura nga vendngjarja tregojnë momentin kur vetura sportive humb kontrollin dhe afrohet drejt publikut, ndërsa shumë persona shmangen në momentin e fundit.