Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Radhimë ku një 21-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Aksidenti u regjistrua sot në Radhimë te Vlorës ku dy të rinj që udhëtonin me një mjet tip “Ford” morën plagë të rënda.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë betoni.

Të dy të rinjtë përfunduan në spital ndërsa pasagjeri 21-vjeçar Savjo Dhimojani nuk mundi tu mbijetojë plagëve të rënda duke ndërruar jetë.